STRUCTURE

Vitrina është krijuar që të jetë vend kreativ, vend që do të shërbejë për inspirimin dhe realizimin e kreativitetit të arkitektëve dhe disenjatorëve të enterierëve unike të klasës së lartë si dhe projekteve të vëllimit më të madh.

Vitrina është projekt në të cilin janë përfshirë 25 furnizues evropian, prodhues të materialeve me kualitet të lartë dhe materialeve ekskluzive që shërbejnë për prodhimin e mobilieve dhe fisnikërimit të hapësirës.

Vitrina është përqendruar drejt plotësimit të qëllimeve vijuese:

- Krijimi i lidhjeve më të forta me Arkitektët dhe Disenjatorët, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për prodhimet në fazat e hershme të planifikimit dhe përkufizimit të projekteve.

- Promovimi i materialeve të reja që përdoren për rregullimin e enterierëve dhe mobilieve, që janë të përqendruar vetëm drejt segmenteve të klasës së lartë që paraqiten në treg.

- Kompletimi i tregut të produkteve ekzistuese me produkte të reja, e të cilat janë të kërkuar nga arkitektët ose që kërkohen në mënyrë legale nga rregullatorët, për aplikime në projekte më të mëdha, në sektorin publik dhe atë privat. Siç janë: Spitalet, Aeroportet, Qendrat tregtare, Hotelet, Restorantet etj.

- Krijimi i rezervave në magazinë për produkte të caktuara, në formë të koleksionit ekspres në diskonim, nga të gjithë grupet e prodhimeve dhe nga të gjithë furnizuesit të përfshirë në projekt.

- Të luaj rolin e agjentit mes partnerëve-furnizuesit tanë dhe Arkitektëve-Investitorëve. Në projektet e mëdha, ku përfshirja e drejtpërdrejtë ose negociatat janë të nevojshme.

- Të merr informatë kthyese të dyfishtë nga partnerët-furnizuesit tanë dhe nga Arkitektët, nga njëra anë me promovim efektiv të risive në treg, kurse nga ana tjetër informatë nga arkitektët për nevojat e tyre. Ajo që e veçon Vitrinën në fushën e saj është mundësia për prezantim profesional të materialeve dhe karakteristikave të tyre teknike, dhënie e shpejtë dhe me kohë e informatave për prodhimet dhe shërbimet.

Sistemi i prodhimeve të cilët Vitrina i përfaqëson është përcaktuar me karakteristikat vijuese: Kualitet, janë unike, janë të qëndrueshme dhe kanë estetikë të lartë.

  • Adress : ul. Dusko Popovik broj 1, 1000 Skopje
  • Phone.: + 389 (02) 26 14 030
  • E-mail: admin@soloprom.com.mk